Lajme
Kongresmenja amerikane: Të gjithë ata që votojnë për ndihmën për Ukrainën duhet të regjistrohen në ushtrinë ukrainase
Demokracia
17:31 | 19 Prill 2024

Share:

Anëtarja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Marjorie Taylor Greene, e njohur për lidhjet e forta me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, propozoi një sërë ndryshimesh “ekstravagante” në ligjin që mbështet Ukrainën.

Greene propozoi ndryshimet në projekt-ligjin e financimit të Ukrainës përpara se të shqyrtohet nga Dhoma e Përfaqësuesve. Nuk ka gjasa që ndryshimet të fitojnë mbështetjen e kolegëve të Greene, sepse ato janë shumë flagrante.

Një amendament kërkon që çdo anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve që voton në favor të projektligjit të ndihmës për Ukrainën, të regjistrohet në Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Dua të them, nëse doni të financoni një luftë, pse të mos luftoni në të”, tha ajo.

Ndryshime të tjera kërkojnë një raport që vërteton se kishat e krishtera në Ukrainë mund të funksionojnë pa ndërhyrjen e qeverisë dhe se asnjë fond nuk mund të përdoret ose shpenzohet derisa “qeveria e Ukrainës të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, ka zbuluar detajet e projektligjit për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, i cili pritet të shqyrtohet në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan më 20 prill, pas disa muajsh vonesë.

Ambasadori njoftoi gjithashtu se Kongresi amerikan dëshiron të autorizojë konfiskimin e aseteve ruse dhe të detyrojë presidentin amerikan, Joe Biden të zgjerojë sanksionet.

Të ngjashme