Lajme
Kongresi i FSShK-së i thirrur për nesër po konsiderohet jolegjitim, Syla dorëzon kallëzim penal
Demokracia
10:36 | 28 Prill 2022

Share:

Kongresi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, i thirrur për nesër, po konsiderohet jolegjitim, për shkak të ndërhyrjeve nga persona jokompetent.

Ky kongres i thirrur nga Kryetari i Komisionit për verifikim të kandidaturva të FSSH-së, Jahir Lajqi, është konsideruar jolegjitim, pasi ndaj këtij komisioni tashmë është ngritur kallëzim penal.

Kryetari i FSShK-së, Blerim Syla ka thënë për Demokracia.com se ky kongres është thirrur në kundërshtim me të gjitha ligjet. Ai ka thënë se Prokuroria tashmë është duke u marrë me këtë rast.

Sipas tij, të gjitha këto tregojnë për një tendence të shkatërrimit të Federatës se FSShK-së nga ana e njerëzve jokompetent.

“Komplet procesi është jo legjitim. Së pari njeriu që e ka thirrur kongresin, që është jolegjitim, është në pension pra është në kundërshtim me të gjitha ligjet. Për të njëjtit njerëz është ngritur kallëzim penal dhe është në procedurë kallëzimi penal dhe janë shkeljet e tjera statusorë në të cilat janë implikuar komplet një grup i njerëzve, të cilët kanë marrë të drejtën pa Kryetarin e Federatës me mbajt mbledhje dhe me thirr Kongres. Unë hapa veç kom marrë, kam bërë kallëzimin penal, Prokuroria është vu në lëvizje. Hapi tjetër është që pas Bajramit të mblidhet kryesia dhe të caktohet data e kongresit të rregullt, por ky kongres i thirrur për nesër është jo legjitim, se edhe një here po them ka procedura penale ndaj tyre”, ka thënë Syla. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme