Lajme
Konfiskohen 469 kg mjaltë, 840 kg duhan e 150 kg fasule nga një depo në Ferizaj
Demokracia
09:24 | 08 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës gjatë një bastisje në një depo në Ferizaj, ka gjetur mall pa dokumentacion përkatës.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

“TREGTI E NDALUAR/Ferizaj 07.10.2022 – 10:00. Policia në bashkëpunim me Doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan, dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm. Malli është konfiskuar nga dogana”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme