ShowBiz
Konfirmuan se po bëhen prindër, Zhaklin Lekatari thumbon Luizin dhe Kiarën?
Demokracia
18:14 | 22 Nëntor 2023

Share:

Një ndër çiftet më të përfolura në media rozë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja që u njohën, lidhën dhe kurorëzuan dashurinë me martesë gjatë kohës sa ishin pjesë e Big Brother VIP Albania 2.

Dhe lajmin se po bëhen prindër, çifti e zbuluan përmes një këngën të re që Luizi solli gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Por, menjëherë pas kësaj, opinionistja e BBVA 2, Zhaklin Lekatari ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, e cila ngjalli dyshimet se është thumb për Luizin dhe Kiarën.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni”, ka shkruar Zhaklina.

Foto: Zhaklin Lekatari/Instagram

Kujtojmë që Zhaklina gjatë kohës sa ishte opinioniste në Big Brother VIP Albania 2 në disa raste ishte shprehur me mosbesim ndaj lidhjes së çiftit.

Kjo vazhdoi edhe pas përfundimit të BBVA me disa deklarata të saj në rrjetet sociale dhe paraqitje televizive.

Të ngjashme