ShowBiz
Konfirmohet ribashkimi i Getinjos me Vivien, bukuroshja shihet rrugëve të Ferizajt me nënën e reperit
Demokracia
14:47 | 02 Qershor 2023

Share:

Vivien dhe Getinjo janë dy emra të cilët krijuan lidhje gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Megjithatë, vetëm pak kohë më pas u raportua në media se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Por, së fundmi duket se ata i kanë dhënë përsëri një mundësi njëri-tjetrit.

Kjo u bë e ditur nga një video e cila qarkulloi në mediat rozë pak ditë më parë, ku ata shiheshin bashkë në një kafene në Ferizaj.

Lexo po ashtuMes aludimeve se mund të jetë shtatzënë, Vivien demanton lajmin duke pozuar me barkun e rrafshët nga palestra

E se tashmë Vivien dhe Getinjo janë bashkë, këtë e konfirmon edhe një video e fundit e cila po qarkullon në rrjetin social TikTok, ku Vivien shihet rrugëve të Ferizajt bashkë me nënën e reperit.

Ndonëse në media dhe rrjetet sociale u aludua edhe për një shtatzëni të mundshme të modeles durrsake, vet ajo e demantoi lajmin me publikimi ne disa fotografive nga palestra, ku shfaqej me bark të rrafshët.

@inforrethvip VIVIEN NE FERIZAJ! #inforrethvip #vivi #vivien #bigbrotherkosova #getinjo ♬ original sound – GJITHQKA RRETH VIP-av

Të ngjashme