Lajme
DOKUMENT | 1500 euro gjobë nga Inspektorati i Punës për shkeljet në RTK-Radio.
Demokracia
10:07 | 03 Maj 2024

Share:

Inspektorati i Punës e ka dënuar RTK-në me 1500 euro gjobë për shkak te paligjshmërive të shumta në Radio Kosovë, në punësime, avancime etj, raporton Demorkacia.com.

Në vendimin e Inspektoratit, Nr. 03/L-212 thuhet se është shkelur neni 8(Konkursi Publik) sipas të cilit Punëdhënësi është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie pune. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët pas asnjë lloj diskriminimi.

Gjobën e ka publikuar Sindikata e Pavarur e RTK-së

Sipas vendimit të Inspektoratit RTK obligohet që në afat prej 30 ditësh ta paguaj gjobën, në të kundërtën inicohet procedurë përmbarimore.

Sindikata e Pavarur e RTK-së është e shqetësuar për shkak të paligjshmërive të shumta të cilat nuk kanë të ndalur, si pasojë e të cilave po dëmtohet buxheti edhe ashtu i varfër i RTK-së.

Vetëm përgjatë vitit të kaluar gjobat e shqiptuara nga Inspektoratit i Punës ndaj RTK-së kapin shifrat rreth 20 mijë euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme