ShowBiz
Konfirmohet, reperi i njohur shqiptar do performojë në Sunny Hill në Prishtinë
Demokracia
21:15 | 11 Korrik 2022

Share:

Rep-artisti i njohur shqiptar, Azet, do të jetë pjesë e Festivalit Sunny Hill që do të mbahet në Prishtinë.

Këtë e kanë bërë të ditur vet organizatorët e Sunny Hill, përmes një njoftimi, në të cilën konfirmojnë se Azet do të performojë në këtë festival gjatë datave të gushtit.

Elvana Gjata, Yll Limani, Ledri Vula, Kida, J Balvin, Dj Regard e shumë artistë të tjerë është konfirmuar se do të performojnë po ashtu në festivalin e sivjetmë.

Sunny Hill Festival do të mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht në Gërmi.

Të ngjashme