Lajme
Komunat shprehin shqetësim: Qeveria s’po merret me problemet që kemi me web faqet
Demokracia
10:26 | 24 Gusht 2023

Share:

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kritikuar qeverinë lidhur me problemet që po kanë komunat me web-faqet zyrtare.

Sipas komunave, kjo po i penalizon në Indeksin e Trasnparencës.

Njoftimi:

QEVERIA VAZHDON TË HESHT PËR PROBLEMET ME ËEBFAQET KOMUNALE QË PENALIZON ATO NË GRANTIN E PERFORMANCËS

Komunat e Republikës së Kosovës, po hyjnë në vitin e dytë, që kanë probleme të theksuara më web faqet zyrtare. Madje është java e dytë që web faqet nuk janë duke funksionuar fare në publikimin e dokumenteve, çka është duke i penalizuar komunat që janë duke raportuar në platformën interne të Grantit të Performancës.

Këto shqetësime, Kolegjiumi i Zyrtarëve për Komunikim me Publikun në Komuna, e kanë paraqitur disa herë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, por ende nuk është bërë asnjë zgjidhje dhe komunat janë duke marrë barrën e dështimit, pa fajin e tyre.

Komunat vazhdimisht janë duke u ballafaquar me probleme në mos funksionimin e ëeb faqeve, madje ka pasur raste kur në mos funksionimin e tyre, kanë humbur pjesa më e madhe e dokumenteve dhe është e veshtirë të identifikohen dokumentet e humbura.

Shumica e indikatorëve në Grantin e Performancës që masin transparencën komunale, kanë të bëjnë me afatet ligjore të publikimit të dokumenteve të ndryshme.

Zyrtarët për Komunikim me Publikun në Komuna, janë duke shqyrtuar mundësinë të mos raportojnë fare në platformën e Grantit të Performancës për vitin 2022, pasi që të gjitha penalizohen për shkak se shumica e indikatorëve në këtë Grant, kanë të bëjnë me publikimin e dokumenteve.

Poashtu Komunat janë duke u penalizuar jo vetëm në matjen për Grantin e Perofmancës nga MAPL, por edhe në të gjitha matjet e OJQ-ve, nga Auditorët e Jashtëm, qytetarët, mediat dhe në secilin dimension tjetër që ka të bëjë me transparencën komunale.

Ky është viti i dytë, kur zyrtarët e ngarkuar për publikimin e dokumenteve, kanë tejet veshtirësi dhe shumë herë edhe nuk janë funksionale ëeb faqet, ndërsa Qeveria asnjë herë nuk është marrë me këtë problem përkundër që është nën menaxhimin e tyre.

Zyrtarët e ngarkuar për publikimin e dokumenteve, kanë përgjegjshmëri të lartë në mirëmbajtjen e tyre dhe falë përkushtimit të tyre, shumica e komunave në vlerësimet që ju bëhen, sikurse nga niveli qendror për grant të performancës, ashtu edhe nga shoqëria civile e mediat, kanë avancim shumë të theksuar në transparencë, sidomos pas unifikimit të ëeb faqeve me programinËordPress, por tani pa fajin e tyre, Komunat në Republikën e Kosovës do të penalizohen në matjen e performancës.

Këto shqetësime ka kohë që janë ngritur nga Kolegjiumi për Komunikim me Publikun dhe Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunal të IT-ve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës por deri më tani nuk është hetuar ndonjë vullnet nga niveli qendror për të zgjidhur këtë problem.

Të ngjashme