Lajme
Komunat kërkojnë nga MAShT-i shpërndarjen e librave
Demokracia
10:16 | 15 Gusht 2023

Share:

Asociacioni i Komunave ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave e Kosovës.

Asociacioni i Komunave e ka cilësuar si të panevojshme vonesën e shpërndarjes së librave.

“Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës. Kjo vonesë tepër e panevojshme mund tê shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor”, thuhet në reagimin e tyre.

“Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme. Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Të ngjashme