Lajme
Komuna e Prishtinës fillon ekzekutimin e pagesave për qytetarët e infektuar me COVID-19
Demokracia
16:35 | 03 Shkurt 2021

Share:

Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve për të gjithë aplikuesit që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të komunë,s rastet Serologjik janë marrë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë, ndërsa testet rapide nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë, shkruan Demokracia.com

Sipas  komunës, rastet me PCR janë marrë në listat e IKSHP-së dhe klinika private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga komuna thonë se sot janë ekzekutuar mjetet për 6 mijë e 704 aplikues.

Kujtojmë se Shpend Ahmeti kishte njoftuar për vendimi për dhënien nga 50 euro dhe 100 euro për pensionistët si ndihmë për personat e prekur me COVID-19.

Njoftimi i Komunës së Prishtinës pa ndërhyrje:

Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve për të gjithë aplikuesit që kanë rezultuar pozitiv me covid19, nëpërmjet:

RT – PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së) dhe klinikat private të licensuara nga MSH.

Serologjik – Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë

Rapid – Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë.

Sot janë duke u ekzekutuar mjetet për 6,704 aplikues.

KËTU mund t’i gjeni kodet unike të të gjithë aplikuesve. /Demokracia.com/

Të ngjashme