Lifestyle
Kompania e produkteve të bukurisë, Unilever, ka larguar fjalën ‘normale’ nga produktet e saj
Demokracia
13:20 | 10 Mars 2021

Share:

Kompania gjithashtu ka vendosur të ndalojë editimin e fotografive të modeleve.

Me moton: “Thuaj jo bukurisë normale, dhe po bukurisë pozitive”, kompania britanike Unilever, e cila zotëron markat e njohura si Dove, Simple dhe Sure, ka njoftuar se do të heqë fjalën ‘normale’ nga 200 produkte të saj të bukurisë, në një përpjekje për të krijuar një “përkufizim më gjithëpërfshirës të bukurisë”, shkruan Demokracia.com.

Kopmania gjithashtu do të ndalojë editimin e tepruar të fotografive të modeleve – posaçërisht në lidhje me “formën e trupit, proporcionin e madhësisë dhe ngjyrën e lëkurës” –do të rris përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara dhe do të përdorë përbërës më natyralë në produktet e tyre.

E gjithë kjo vjen për të krijuar një botë më të mirë për të gjithë, pa dallime.

Presidenti i produkteve Unilever për bukurinë dhe kujdesin personal, Sunny Jain, tha se kompania ishte “e përkushtuar për të trajtuar normat e dëmshme dhe stereotipet, si dhe për të formuar një përkufizim më të gjerë, shumë më përfshirës”. Ai vazhdoi: “Ne e dimë që heqja e “normales”nga produktet dhe paketimet tona nuk do të rregullojë problemin menjëherë, por është një hap i rëndësishëm për të bërë ndryshim”.

Jain konfirmoi se kompania po zbaton ndryshimet në mënyrë që ta bëjë Unilever “një biznes më të suksesshëm”.

Unilever është përballur me kritika gjatë viteve për promovimin e stereotipeve negative racore – sidomos në vitin 2017, kur një reklamë e Dove-s, tregoi një grua me ngjyrë të errët që kthehej në një grua të bardhë pasi përdori losionin e markës. Kompania kërkoi falje, duke thënë se “humbi poentën për të prezantuar gratë me ngjyrë në mënyrë të denjë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024