Sport
Kompania e madhe e basteve zbulon kuotat për takimin Liverpool – Villarreal
Demokracia
18:40 | 27 Prill 2022

Share:

Sonte do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Pas super-ndeshjes Man City – Real Madrid (4:3), sonte luhet ndeshja tjetër mes Liverpoolit dhe Villarealit, shkruan Demokracia.com.

Liverpooli që është në një ecuri dhe formë fenomenale synon sonte fitoren me patjetër. Nga ana tjetër, Villareali që ka eliminuar Juventusin dhe Bayern Munichun këtë edicion, synon befasinë në “Anfield”.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” e llogaritë favorit të madh Liverpoolin për të triumfuar kundër “nëndetëses së verdhë”.

Kuota për fitoren e Liverpoolit është 1.30, barazimi 5.50, ndërsa për triumfin e spanjollëve kuota është 10.00.

Ballafaqimi ndërmjet Liverpoolit dhe Villarrealit zhvillohet nga ora 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme