Lifestyle
Kompania e lodrave të seksit do të japë 30 mijë dollarë për personat që janë në lidhje në distancë
Demokracia
18:30 | 04 Shkurt 2021

Share:

Kufizimet e udhëtimeve po vazhdojnë në pjesën më të madhe të botës, dhe si pasojë e kësaj shumë çifte po përjetojnë lidhjen në distancë. Shumë njerëz mund të mos i kenë parë partnerët e tyre që nga fillimi i pandemisë, thuajse një vit më parë.

Gjithë ato netë të vetmuara mund të shpaguhen sepse një kompani që shet lodra seksi dëshiron të i ndihmojë të dashuruarit të bashkohen duke dhënë 30 mijë dollarë, transmeton Demokracia.com

Nëse keni kaluar vitin e fundit duke fjetur me partnerin tuaj në një transmetim të drejtëpërdrejtë, “Paketa e ribashkimit” e kompanisë We-Vibe mund të jetë ideale për ju.
Kompania ka vendosur të dhurojë 3,000 dollarë për 10 çifte që kanë qenë larg njëri tjetrit gjatë pandemisë.

Për disa fatlum, këto para mund të shkojnë drejt fluturimeve, akomodimeve ose rregullimeve të tjera, por vetëm pasi të hiqen kufizimet e udhëtimit dhe është e sigurt të shohësh të dashurin tënd të humbur prej kohësh.

Sipas njoftimit për shtyp, iniciativa buron nga përparësia kryesore e We-Vibe për të mbajtur të lidhur çiftet në distancë – siç ilustrohet nga aplikacioni i tyre We-Connect, i cili mundëson kontrollin nga larg të lodrave të tyre seksuale.

“We-Vibe beson në fuqinë e intimitetit dhe bashkimit”, tha kreu i kompanisë për fuqizim seksual, Johanna Rief. “Me këtë dhuratë, ne shpresojmë ta bëjmë të mundur. Shumë çifte patën një vit të vështirë vitin e kaluar, dhe kjo është një mënyrë që marka të investojë në rëndësinë e të qenit së bashku”.

Ju mund të aplikoni për të marrë paketën ‘Reunite Stimulus’ të We-Vibe këtu – aplikimi mbyllet në Ditën e Shën Valentinit (14 Shkurt). /Demokracia.com

https://www.we-vibe.com/uk/reunite-fee

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024