Lajme
Sipas NYT, Gjykata e Hagës po përgatit urdhërarreste për liderët e Hamasit dhe Izraelit
Demokracia
18:45 | 29 Prill 2024

Share:

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë së shpejti mund të lëshojë urdhërarreste për liderët e Hamasit dhe Izraelit të implikuar drejtpërdrejt në dhunën e kryer në Gaza.

Këtë e ka shkruar “New York Times” pasi është konsultuar me “zyrtarë izraelitë dhe të huaj”, sipas të cilëve Gjykata Ndërkombëtare Penale “po përgatit” urdhëra të tilla.

“Nëse Gjykata vazhdon – shkruan gazeta – zyrtarët izraelitë mund të akuzohen se kanë penguar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe se kanë dhënë një përgjigje tepër të ashpër ndaj sulmeve të 7 tetorit”.

Ekipi redaktues i gazetës konsultoi pesë zyrtarë të cilët folën në kushte anonimiteti.

Nga këto, dy besojnë se akuzat mund të kenë të bëjnë edhe me zyrtarë të lartë izraelitë që penguan mbërritjen e ndihmave humanitare për popullatën civile.

Ata deklaruan gjithashtu se besojnë se, “kryeministri Benjamin Netanyahu është në mesin e atyre që mund të citohen në një urdhër”, vijon NYT, duke specifikuar se “nuk është e qartë se kush mund të akuzohet nga Hamasi apo për cilat krime”.

Të ngjashme