Lajme
Komisioni i Venecias i diskuton dy pikat e Kosovës
Demokracia
14:50 | 19 Mars 2022

Share:

Komisioni i Venecias ka mbajtur dje dhe sot mbledhje, ku është diskutuar për disa çështje të ngritura nga disa shtete, në mesin e tyre edhe për Kosovën, konkretisht Koncept Dokumentin për Vettingun e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, dhe Projekt-amendamentet në Ligjin për Këshillin Prokurorial.

Komisioni ka mbajtur një shkëmbim mendimesh me përfaqësuesin nga Kosova.

Rekomandimi është kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 25 tetor 2021, shkruan KK.

Kujtojmë se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën e kishte konsideruar se Vettingu do duhej të ishte masë e fundit dhe e jashtëzakonshme pasi të jenë shteruar të gjithë mekanizmat.

Raporti madje kishte konstatuar se rivlerësimi i menjëhershëm i gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

Ndryshe, më 20 nëntor Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor kanë bojkotuar punën e grupit punues që po bëhet për hartimin e legjislacionit për procesin e Vettingut.

Por pavarësisht kësaj, në Ministrinë e Drejtësisë kanë thënë se kjo nuk do t’i pengojë ata që të vazhdojnë me reformën të cilët e konsiderojnë të rëndësishme për sistemin e drejtësisë.

Të ngjashme