Sport
Komisioni Disiplinor merr këtë vendim për Prishtinën e Ballkanin pas incidenteve në “Fadil Vokrri”
Demokracia
15:54 | 07 Shtator 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklarata shtesë nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe Ballkanit, pas incidenteve të krijuara nga dy tifozeritë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dy tifozeritë “Plisat” dhe “Xhebrailat” u përleshen mesvete brenda stadiumit në kryeqytet para derbit të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll, me ç’rast një tifoz u therr me thikë, shkruan Demokracia.com.

V E N D I M E:

FC ”Ballkani”. Motivi: Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kanӕ demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve te zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaquesëve zyrtar të ekipeve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC “ Ballkani”. Afati 09.09.2022 ora 13:00.

FC “Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. 15 minuta para fillimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kalojnë rrethojat e tribunës jugore dhe përmes shtegut së atletikës, pa i penguar askush, vërsulen në anën veriore, në tribuna ku ishin tifozë mysafir ”Xhebrailat”, i sulmojnë fizikisht dhe si rezultat i kësaj përleshje tre (3) simpatizues të ekipit mysafir marrin lëndime trupore, njeri nga të cilët dyshohet të jetë lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë).

Tifo grupi ”Plisat”, në minuten e 8, ofendon në kor ekipin dhe tifozët mysafir, ndërkaq në minutat 13, 14 dhe 33 të njëjtit kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese të fuqishme, me ç`rast kanë dëmtuar barin sintetik. Në minutën e 15, një tifoz ka kaluar rrethojën dhe nga ana lindore përmes fushës së lojës ka kaluar në tribunën përendimore të stadiumit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri. I FC “ Prishtina”. Afati 09.09.2022 ora 13:00./Demokracia.com/

Të ngjashme