Sport
Kombëtarja e Greqisë niset drejt Prishtinës, nesër përballja në “Fadil Vokrri”
Demokracia
11:34 | 04 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve nesër nga ora 20:45.

Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore.

Kosova mori tri pikë në udhëtim te Qipro pas fitores 0-2, derisa grekët triumfuan në udhëtim te Irlanda me rezultat 1-0.

Ekspedita e grekëve tanimë janë nisur drejt Prishtinës dhe ka qenë faqja zyrtare e Federatës që ka njoftuar për një gjë të tillë. /Demokracia.com

Të ngjashme