Lajme
Komandanti Ulutas në Shkup: Maqedonia e Veriut jep kontribut thelbësor për KFOR’in dhe sigurinë rajonale
Demokracia
19:44 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka vizituar Maqedoninë e Veriut.

Ai është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko Gjurchinovski.

Ulutas ka dekalruar se Maqedona e Veriut jep kontribut thelbësor për KFOR’in dhe sigurinë rajonale.

”Duke përfunduar një vizitë të shkëlqyer në Maqedoninë e Veriut. Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ falënderon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko GJURCHINOVSKI, për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe njohuritë e tij. Maqedonia e Veriut jep kontribut kyç për KFOR-in dhe sigurinë rajonale”.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në OKB, për të mirën e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

 

Të ngjashme