Lajme
Kodra: Dorëheqjen e Latifit e shohim diçka të mirë, na brengos kush është ai i cili do të vijë
Demokracia
20:36 | 07 Tetor 2022

Share:

Kryetari i Shoqatës të të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, Besim Kodra tha se e kanë mirëpritur dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, por po i brengosë se kush do të vijë në vendin e tij dhe si do t’i qaset shëndetësisë.

“Nga ajo që shihej në diskutimet e para shihej se ai nuk ka shumë njohuri për realitetin vendor për një terren të këtu shumë të kontaminuar në aspektin shëndetësor me shumë probleme. Vazhdimi i mandatit të tij duke ji pamundur dhe nuk u pa se ka objektiva të qarta për zhvillimin e këtij sistemi. Tani kur dha dorëheqje ne e shohim si diçka të mirë. Por ajo që neve na brengosë, kush do të jetë ai i cili do të vjen dhe si do t’i qaset aspektit shëndetësor, për shkak se jeta e njerëzve vazhdimesh janë në rrezik, ka probleme të shumta, akterët nuk bashkëpunojnë mes veti”, tha Kodra në RTV21.

Kodra tha sistemi shëndetësor ka nevojë më shumë për reformë se sa për para.

“Vazhdimisht proklamohet se ne do të fillojmë sigurimin shëndetësor për të mbledhur diku 70 milionë më shumë në sistemin shëndetësor. Nga viti 2015 deri më tani kemi këto miliona në sistemin shëndetësor, por gjendja nuk ka ndryshuar, që tregon se sistemi shëndetësor nuk ka nevojë shumë më shumë për para, por shumë më shumë për reformë. Sado para që do të futën në një sistem i cili ka vrima ato do të rrjedhin siç po rrjedhin aktualisht”, tha ai.

Të ngjashme