Lajme
Koalicioni VLEN mundohet ta arsyeton humbjen, Kasami: BDI ka blerë vota e komuniteteve
Demokracia
22:32 | 24 Prill 2024

Share:

Bilall Kasami nga koalicioni VLEN është munduar ta arsyeton humbjen ndaj BDI-së në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.

Në konferencë për media, ai ka thënë se koalicioni VLEN është fitues i votës së shqiptarëve.

Sipas tij, BDI dhe koalicioni Fronti Evropian . kanë falënderuar qytetarët të cilët kanë votuar këtë koalicionin.

Bilall Kasami në fillim tha se do të theksojë se ata janë fitues të votës shqiptare, raporton SHENJA.

“BDI ka blerë vota e komuniteteve dhe shtresave të rrezikuara shoqërore. VLEN është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto rezultate nuk nxjerr deputetë shqiptarë. BDI me këto sjellje e humbi legjitimitetin politik të flas në emër të shqiptarëve. Prandaj më 8 maj ne do të fitojmë”, ka thënë Kasami, raporton Klan Maqedonia.

Të ngjashme