Lajme
KMDLNj i reagon Ministrisë së Shëndetësisë: Pacientët me kancer s’po trajtohen dinjitetshëm
Demokracia
14:53 | 28 Mars 2024

Share:

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) i ka reaguar Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me pacientët me kancer.

Në reagimin e tyre, thuhet se MSh nuk ka bërë asnjë veprim që të tejkalohet situate e pacientëve në Klinikën e Onkologjisë.

“Klinika Onkologjike, sipas këtyre pacientëve, përkundër përpjekjeve që i bënë, nuk ka mundësi të sigurojë këto barna shumë të kushtueshme ndërsa Ministria e Shëndetësisë, përveç premtimeve të vazhdueshme ende nuk ka marrë asnjë veprim të tejkalojë këtë situate. Pacientët e tillë, në pamundësi të krijojnë mjete vetanake, për trajtim detyrohen të hyjnë në borxhe, të marrin kredi, të kërkojnë ndihma nga bamirësit apo të shesin prona” – thuhet aty.

Tutje, KMLDNj thuhet se këta pacientë nuk po trajtohen në përputhje me të drejtat e njeriut.

“Pacientët me kancer në Kosovë jo që nuk po trajtohen në përputhje me të drejtat e njeriut që iu takojnë por as edhe çastet e fundit të jetës nuk po i kalojnë në mënyrë të dinjitetshme. Deputetët e Kuvendit të Kosovës asnjëherë nuk kanë hapur debat për këtë çështje duke përligjur një dukuri diskriminuese ku trajtimi bëhet në bazë të fuqisë materiale dhe statusit në shoqëri!”, thuhet në reagim.

Të ngjashme