Lajme
KMDLNj: Çfarë pune po bëjnë policët e EULEX-it në veri të Mitrovicës?
Demokracia
16:35 | 17 Nëntor 2022

Share:

Sulmues, deri më tani të paidentifikuar në veri të Mitrovicës e sulmuan kameramanin e Gazetës Insajderi, pasi ky ishte duke xhiruar disa serbë që kishin rrëmbyer një qytetar shqiptar të cilin e futen në veturë, e rrahën pastaj e hodhën në rrugë.

“Tërë këtë skenë e kanë përcjellë karabinierët që erdhën si përforcim, bashkë me policët e EULEX- it pasi policët serbë të Policisë së Kosovës e braktisën këtë shërbim nën trysni dhe urdhër të Listës Serbe dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë”.

KMDLNJ, thotë se sipas burimeve këta policë dhe karabinierë jo që nuk e kanë penguar sulmin ndaj një qytetari dhe kameramanit, përkundrazi janë tërhequr dhe nga një distancë e sigurt e kanë përcjellë ngjarjen ndërsa, sipas mandatit që e kanë është dashur të arrestohen sulmuesit dhe të dërgohen në qendër të ndalimit.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka deklaruar se nuk ka të arrestuar në këtë rast.

“KMDLNj e dënon këtë sulm ndaj qytetarit sikur edhe ndaj kameramanit të Insajderit si përpjekje për të penguar punën e gazetarëve në kryerjen e mandatit që e janë; informimi objektiv dhe profesional i opinionit për ngjarjet që paraqesin interes për qytetarët. KMDLNJ – e bënë përgjegjëse policinë e EULEX-it dhe karabinierët që kanë marrë përgjegjësi shtesë që në këtë pjesë të Kosovës shkaku se Policia e Kosovës i ja mundësitë e kufizuara, të garantojë siguri për të gjithë qytetarët sikur edhe të krijojë kushte të sigurta për punën e papenguar të mediave e që qartazi nuk e ka bërë”, thuhet në njoftim.

KMDLNj, kërkon nga Policia e Kosovës që ta hetojë rastin dhe të ndërmerr veprime ligjore ndaj atyre që ushtruan dhunë ndaj kameramanit dhe qytetarit N.N.

 

Të ngjashme