Sport
Klubi kroat ndërron fanellat për nder të Ukrainës: Në vend të tradicionales, veshin ngjyrat verdhekaltër
Demokracia
15:26 | 28 Mars 2022

Share:

Klubi kroat i futbollit, Dragovoljac, ka vendosur të luajë në një pjesë të Ukrainës me fanella të dizajnuara posaçërisht që ngjajnë me fanellën e kombëtares së Ukrainës, në këtë rast për t’u solidarizuar me shtetin ukrainas që po përballet nga një pushtim rus tash e një muaj.

Ata zëvendësuan tradicionalen bardhezi me të verdhën dhe të kaltrën që simbolizojnë flamurin ukrainas, shkruan Demokracia.com.

Deri në fund të sezonit, ata do të luajë në ndeshjet e mbetura me këto fanellat e reja, të cilat do të dalin në ankand më vonë dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar popullin e Ukrainës, dhe Kryqi i Kuq do të jetë ndërmjetësues në këtë veprim.

Meqë ra fjala, Dragovoljac me shumë gjasa do të largohet nga elita e futbollit kroat, pasi bindshëm janë të fundit në tabelë./Demokracia.com/

Të ngjashme