Sport
Klubi i Premierligës shkarkon zyrtarisht trajnerin
Demokracia
12:30 | 07 Nëntor 2022

Share:

Southamptoni e ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin e skuadrës, Ralph Hasenhuttl.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez nëpërmjet një komunikate të lëshuar në uebfaqe, shkruan Demokracia.com.

“Klubi i Futbollit Southampton mund të konfirmojë se është ndarë nga menaxheri i ekipit të parë për meshkuj, Ralph Hasenhüttl. Ndihmës trajneri i ekipit të parë, Richard Kitzbichler, gjithashtu është larguar sot nga klubi”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.


Ky vendim i Southamptoni erdhi vetëm një ditë pasi ekipi pësoi humbje 1:4 nga Newcastle United në kuadër të xhiros së 15-të kampionale.

Southamptoni pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 12 pikë dhe pozicionohet në vendin e 18-të.

Hasenhüttl, i cili u emërua në dhjetor të vitit 2018 te klubi i Premierligës./Demokracia.com/

Të ngjashme