Sport
Klubi anglez bëhet i pari në Mbretërinë e Bashkuar për faljen e Bajramit
Demokracia
18:15 | 02 Maj 2022

Share:

Blackburn Rovers është bërë klubi i parë i futbollit në Mbretërinë e Bashkuar që organizon lutjet e Bajramit pasi 2000 njerëz u falen në fushë.

Burra dhe gra filluan të mbërrijnë nga ora 08:30 në Ewood Park për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Mbulesa plastike shtesë duhej të hiqej pasi erdhën më shumë njerëz.

Mbledhjet e Bajramit pas një muaji agjërim mbahen normalisht në xhami. Skuadra e Champioship luajti në shtëpi të shtunën pasdite, por humbi 3-0.

Ata u bënë klubi i parë i futbollit në Mbrwterisw sw Bashkuar që organizoi faljen e Bajramit. Një veprim që është përgëzuar nga vendet islamike dhe komunitetet myslimane në të gjithë botën.

Yasir Sufi, menaxher i integrimit në klub, tha: “Ne jetojmë dhe marrim frymë, një qytet, një klub, një komunitet. Një ngjarje si kjo e tregon këtë më mirë se çdo gjë tjetër. Kjo tregon se ne jemi të gjithë një, pa marrë parasysh se kush jeni apo cili është identiteti juaj, klubi i futbollit është diku ku ju bëni”. /Demokracia.com

Të ngjashme