Sport
Klopp tregohet i sinqertë pas eliminimit nga Liga e Evropës: Atalanta e meritoi kualifikimin tutje
Demokracia
08:36 | 19 Prill 2024

Share:

urgen Klopp kishte ‘emocione të përziera’ pasi Liverpooli u eliminua në çerekfinale të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 3-1 ndaj Atalantës, duke pranuar se italianët e merituan kualifikimin tutje.

“Të Kuqtë” kishin një mision të vështirë para vetes në Bergamo pasi duhej të përmbysnin shifrat pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Atalantas në ‘Anfield’ falë dy golave nga Gianluca Scamacca dhe një të Mario Pasalic.

Të besuarit e Klopp e nisën për mrekulli takimin në ‘Gewiss Stadium’ kur Mohamed Salah realizoi nga pika e bardhë pas vetëm shtatë minutave lojë, por Atalanta u mbrojt mirë në vazhdim, madje rrezikuan në disa raste portën e Alisson.

“Ishte e qartë që ne i kemi dhuruar vetes një mision të vështirë. Unë e pëlqeva ndeshjen shumë dhe dëshirën dhe fuqinë që djemtë shfaqën. Ishte e jashtëzakonshme nga ana e tyre”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“Ishte vërtetë e ndërlikuar dhe ne nxituam paksa në disa raste. Nëse Trent Alexander-Arnold do të kishte qenë në një gjendje më të mirë fizike, do të kishim shkuar më larg, por është e mrekullueshme që ai ka arritur të luajë”, u shpreh tekniku gjerman.

“Ne e fituam ndeshjen dhe ky ishte reagimi që deshëm të shfaqim. Ishte e vështirë dhe ne e dinim se do të ishte kështu, por ata e merituan kalimin tutje 100 për qind”.

“Kam emocione të përziera. Ne jemi eliminuar por jam i lumtur me ndeshjen. Ne do të donim që të shkonim në Dublin, por kjo nuk ndodhi. Ne tani kemi edhe një garë të mbetur dhe do të fokusohemi tërësisht tek ajo”, përfundoi ai.

Të ngjashme