Sport
​Klopp: Përballja me Unitedin speciale
Demokracia
12:03 | 04 Mars 2023

Share:

Jurgen Klopp beson se përplasja mes rivalëve Manchester United dhe Liverpool është gjithmonë një lojë e madhe, pavarësisht formës së dobët aktuale të “Reds”.

Trajneri i Liverpool-it beson se askush nuk mund të nënvlerësojë rivalitetin mes skuadrës së tij dhe Manchester United dhe ai do të vazhdojë të mbetet një ndeshje e speciale në futbollin anglez edhe pse të dy skuadrat nuk po kalojnë në formën më të mirë të tyre.

“Vetëm për shkak se janë tre pikë në lojë, kjo ndeshje bëhet njëjtë sikur të tjerta, për ndryshe, rivaliteti ndërmjet ekipeve është shumë i veçantë dhe i madh.”, tha fillimisht Klopp.

“Unë e dua futbollin, më pëlqen zhurma që bëjmë me të, të paktën shumicën e kohës, e aq më tepër kua luajnë Liverpooli dhe Manchester United kundër njëri-tjetrit. Duhet të jetë kështu përndryshe futbolli nuk do të kishte absolutisht të drejtë të ekziston më. Njerëzit duan të dinë se çfarë po bëjnë të dy klubet. Kjo është arsyeja pse unë nuk kam asnjë problem me ta. Është një lojë e madhe dhe ka qenë gjithmonë kështu. Falë Zotit, është ende një e tillë.”, shtoi trajneri gjerman.

Manchester United aktualisht është i treti në ligë, gjashtë pikë prapa liderit Arsenal. Liverpooli, nga ana tjetër, aktualisht është i gjashti dhe është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Klopp do të përballet me Manchester United të dielën në “Anfield”

Të ngjashme