Sport
Klopp para ndeshjes me Real Madridin: Më mirë të përballemi me ta tash, se disa javë më parë
Demokracia
18:03 | 20 Shkurt 2023

Share:

Jurgen Klopp, i cili foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së parë të 1/16-tës së Champions League kundër Real Madridit.

Strategu gjerman ndër tjerash vlerësoi skuadrën “mbretërore”, teksa shtoi se Liverpooli duhet të bëjë dy “super paraqitje” për t’i eliminuar 14 herë kampionët e Evropës.

“Nuk e kisha parë më finalen në Paris deri këtë fundjavë. Tani që e kam parë, e di pse nuk e kisha parë (qesh). Reali është gjithmonë Real, ata kurrë nuk e humbin besimin dhe ne mund të mësojmë shumë nga ‘los blancos’. Megjithatë, këtë herë dy ekipe të ndryshme do përballen me njëri-tjetrin në krahasim me finalen”, tha Klopp në konferencë.

“Jam shumë i lumtur që mund t’i luajmë këto ndeshje të dyfishta tani dhe jo disa javë më parë. Duhet të bëjmë një super paraqitje, dy super paraqitje për të thënë të vërtetën. Reali, nga ana tjetër, nuk ka nevojë të luaj një super ndeshje, por ka edhe shansin për të kaluar”.

“Ne gjithmonë punojmë shumë për të arritur në Champions League dhe mendoj se këto janë momente për t’u çmuar. Do të jetë një ndeshje e veçantë. Pres që Anfield të jetë në majë të gishtave. Tifozët na kanë parë në formë më të mirë në dy ndeshjet e fundit mund të presin diçka më shumë”./SS/

Të ngjashme