Sport
Klopp ende me mendje te gabimi i VAR-it ndaj Tottenham: Sfida duhet të përsëritet
Demokracia
11:40 | 05 Tetor 2023

Share:

Pavarësisht se ka kaluar afro 1 javë nga ky incident, tekniku i “të kuqve”, Jurgen Klopp, duket se nuk e ka harruar ende, pasi dhe në konferencën për shtyp në sfidën ndaj belgëve të Royal-Union SG është shprehur se sfida duhet të përsëritet

“Është me të vërtetë e rëndësishme se aq i madh dhe i rëndësishëm sa është futbolli ne duhet ta trajtojmë atë në mënyrën e duhur. Të gjithë personat e përfshirë, arbitri në fushë, gjyqtari anësor, gjyqtari i katërt dhe veçanërisht në këtë rast VAR-i, nuk e bënë këtë qëllimisht. Ishte një gabim i qartë dhe mendoj se do të kishte zgjidhje për të më pas.”

“Disa njerëz ndoshta nuk duan të thonë, por jo më shumë si menaxher i Liverpulit, por më shumë si një njeri i futbollit, se i vetmi rezultati duhet të jetë një ripërsëritje e ndeshjes. Ndoshta nuk do të ndodhë”,- u shpreh tekniku Jurgen Klopp.

Ndërkaq, kujtojmë se Diaz ishte në pozicion të rregullt kur shënoi me ndeshjen që ishte ende 0-0, ndonëse Liverpuli ishte me 10 veta në fushë. Dhe do të mbetej me 9 veta në fund të pjesës së dytë, ndërsa pësoi edhe golin në shtesë, duke “vulosur” kështu rezultatin përufundimtar. 2-1. /abcnews.al

Të ngjashme