Sport
Klopp deklarohet për lëndimin e tmerrshëm të Elliott
Demokracia
21:21 | 12 Shtator 2021

Share:

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka komentuar lëndimin e tmerrshëm të të riut, Harvey Elliott në takimin e sontëm kundër Leeds Unitedit.

Elliott u largua nga loja pasi theu këmbën pas ndërhyrjes “horror” të kundërshtarit të tij, shkruan Demokracia.com.

“Është lëndim i keq. Këmba ishte dal nga vendi dhe tani është rikthyer. Ai tani është në spital”, deklaroi Klopp pas ndeshjes.

Liverpooli fitoi takimin 0-3 ndaj Leeds duke u rikthyer te fitorja në Premierligë. /Demokracia.com

Të ngjashme