Lifestyle
Kjo është ngjyra që dominon nëpër trended botërore dhe Rihanna e ka aprovuar
Demokracia
11:50 | 14 Prill 2021

Share:

Pas shumë muajsh pandemie, në një kohë kur të gjithë nisën t`i kushtojnë më pak vëmendje veshjes, yjet tani po përpiqen t`i transformojnë vendet ku shkojnë në podiume të mirëfillta mode.

E fundit që përqafoi këtë ide ishte Rihanna, e cila së fundi ka nisur të preferojë shumë veshjet vintage, transmeton Demokracia.com

Por ajo që ka rënë në sy së tepërmi këtë periudhë, është ngjyra drejt së cilës është orientuar më shumë këngëtarja: e kafta me nuancë çokollate.

Kjo ngjyrë ishte veçanërisht e popullarizuar në vitet 90, periudhë kjo që po dominon në dizajnet e fundit.

Rihanna ka zgjedhur të veshë një xhaketë lëkure ngjyrë kafe të cilat i ka kombinuar me pantallona të tejdukshëm të së njejtës ngjyrë duke theksuar kështu edhe tendencën ‘color block’ që poashtu është vërejtur të mbizotrojë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024