Lajme
Kjo është mosha e katër personave që vdiqën nga COVID-19
Demokracia
15:52 | 05 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit nga koronavirusi kanë vdekur katër persona.

Në njoftimin e MSH-së është bërë e ditur se personat që kanë ndërruar jetë nga OCVID-19 janë të gjinisë mashkullore, shkruan Demokracia.com.

Tre prej viktimave i takojnë grup-moshës 70-79 vjeç, kurse një prej tyre grup-moshës 60-69 vjeç.

Ndërsa nga komuna e Prizrenit janë dy viktima, një nga komuna e Mitrovicës, dhe një nga komuna e Graqanicës.

Ministria ka bërë të ditur po ashtu se gjatë 24-orëve janë infektuar 1 mijë e 721 me COVID-19.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 30 mijë e 97./Demokracia.com/

 

Të ngjashme