Sport
“Kjo është Liga e Kampionëve, jo një ligë amatore”, trajneri i Marseilles “shpërthen” ndaj zyrtarëve të UEFA-s pas shtyrjes së ndeshjes
Demokracia
20:48 | 04 Tetor 2022

Share:

Ndeshja e xhiros së tretë të Grupit D të Ligës së Kampionëve mes Olympique de Marseille dhe Sporting është vonuar me më shumë se 20 minuta për shkak se lojtarët e klubit nga Lisbona nuk kanë mbërritur në kohë në stadiumin “Velodrome”.

Mediat franceze raportojnë se futbollistët e Sportingut kanë mbërritur me vonesë në Marsejë dhe më pas për shkak të bllokimit të trafikut nuk kanë mbërritur në kohë në stadiumin “Velodrome”, përcjell Demokracia.com.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, italiani Davide Massa, pas një marrëveshjeje me delegatët dhe përfaqësuesit e UEFA-s, vendosi të shtyjë fillimin e ndeshjes, gjë që e mërziti mikpritësin. Sidomos trajneri Igor Tudor i cili u bërtiste drejtuesve të UEFA-s.

“Kjo është Liga e Kampionëve, jo lojë amatore”, bërtiti Tudor, ndërsa asnjë nga zyrtarët nuk donte të debatonte me të./Demokracia.com/

Të ngjashme