Lajme
Kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Mramor të Prishtinës
Demokracia
20:10 | 01 Maj 2022

Share:

Dy persona janë plagosur sot në fshatin Mramor të Prishtinës, ku i përfshirë është edhe një zyrtar policor.

Në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Prishtinës dy persona janë plagosur me armë zjarri.

Në këtë incident është përfshirë edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE: 

Konfirmohet përfshirja e zyrtarit policor ku mbetën të plagosur dy persona në fshatin Mramor të Prishtinës

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në QKUK për trajtim dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka deklaruar për RTK-në, Ejup Govori, mjeku kujdestar.

“Dy të rinjtë janë pranuar me lëndime nga armë zjarri. Ata kanë marrë trajtimin mjekësor dhe ekzaminimet e nevojshme. Tash për tash janë në gjendje stabile shëndetësore”, ka thënë Govori.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, përderisa edhe Policia por edhe Inspektorati Policor kanë filluar hetimet për këtë rast. /Demokracia.com/

Të ngjashme