Lajme
Konfirmohet përfshirja e zyrtarit policor ku mbetën të plagosur dy persona në fshatin Mramor të Prishtinës
Demokracia
19:06 | 01 Maj 2022

Share:

Dy persona janë plagosur sot në fshatin Mramor të Prishtinës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se në këtë incident është përfshirë një zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i përfshirë edhe një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së, raporton Demokracia.com.

Për këtë rast, IPK-ja tashmë ka nisur hetimet.

“Hetuesit e IPK-së, konform mandatit të IPK-së janë duke e hetuar këtë rast dhe do te ju njoftojmë me kohë lidhur me rrjedhën e këtyre hetimeve”, bën të ditur IPK-ja.

Theksojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur lagjen Sutestë të fshatit Mramor në Prishtinë rreth orës 15:30 dhe se të plagosurit menjëherë janë dërguar për trajtim në QKUK. /Demokracia.com/

Të ngjashme