Lajme
Kjo është gjendja e të plagosurve në Podujevë
Demokracia
18:01 | 25 Tetor 2022

Share:

Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e sotme në Podujevë janë plagosur dy persona.

Nga ana tjetër, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka treguar për Demokracia.com se në këtë klinikë kanë ardhur tre të plagosur.

“Tre persona kanë ardhur në Emergjencë. Gjendja e të plagosurve është stabile”, ka thënë shkurt Syla, duke mos dhënë detaje shtesë.

Theksojmë se sipas Policisë, në këtë incident janë plagosur dy persona.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka treguar Borovci. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Policia jep detaje, dy persona u plagosën në qendër të Podujevës

Të ngjashme