Lajme
Policia jep detaje, dy persona u plagosën në qendër të Podujevës
Demokracia
16:41 | 25 Tetor 2022

Share:

Pasditen e sotme në Podujevë ka ndodhur një incident me armë zjarri, me ç’rast dy persona kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka treguar për Demokracia.com se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka treguar Borovci.

Ai ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa policia është duke vazhduar hetimet.

“Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, theksoi Borovci. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Skena të tmerrshme të plagosjes së qytetarit në qendër të Podujevës

Të ngjashme