Lajme
“Kjo dyfytyrësi e pushtetit ka eskaluar pothuajse ne çmendi”, Peci i shqetësuar për sulmet ndaj mediave
Demokracia
23:42 | 16 Korrik 2023

Share:

Lulzim Peci, drejtori i Institutit KIPRED, ka ngritur shqetësimin për sulmet e vazhdueshme të eksponentëve të pushtetit të VV ndaj mediave të pavarura në Kosovë.

Peci ka thënë se sulmet vijnë nga konspiracione në përpjekje për të portretizuar mediat e pavarura si potencialisht të financuara nga Rusia, duke i paraqitur ato si një “rrezik permanent në sigurinë e shtetit”.

Drejtori i KIPRED theksoi se liria e mediave është shtylla më e fortë e demokracisë në Kosovë, dhe se pushteti aktual e shfrytëzon atë kur i përshtatet për të lavdëruar veten, por e sulmon brutalisht kur nuk i shkon në favor.

Ai vlerëson se sot mediat janë opozita më e fuqishme kundër pushtetit, dhe këto sulme nuk janë rastësi, por pjesë e një fushate në rritje të cilën dita-ditës po e ashpërojnë.

Postimi i plotë:

Eksponente te pushtetit te VV jane duke u munduar qe permes konspiracionit dhe ne mungese te asnje fakti, te portetojne mediat e pavarura ne Kosove si potencialisht te financuara nga Rusia, dhe paraqitur ato per shkak te kesaj si “rrezik permanent ne sigurine e shtetit”.

Liria e mediave eshte shtylla me e forte e demokracise ne vendin tone, te cilen pushteti i tanishem e perdore kur i duhet ta lavdoj veten, ndersa kur nuk i konvenon e sulmon ne menyren me brutale.

Realisht, mediat sot jane opozita me fuqishme ndaj pushtetit, keshtu qe keto sulme nuk jane ngjarje e rastit, por jane pjese e nje fushate ne rritje e siper, e cila dita dites po tregohet se do te ashpersohet!

Kjo dyfytyresi e pushtetit ka eskaluar pothuajse ne cmendi, sa tani eshte duke u perpjekur qe lirine e mediave te pavarura ta transformojne ne ceshtje te sigurise!
Tendencat autokratike nuk kane emer tjeter!

Të ngjashme