Lifestyle
Kim Kardashian vendos në shitje një kosh plehrash prej betoni me çmim 131 euro
Demokracia
16:32 | 30 Shtator 2022

Share:

Kim Kardashian tani bën dekorimin e shtëpisë.

Pasi na shiti me sukses veshjet e modeleve, të brendshmet, grimin, kujdesin e lëkurës dhe lojërat, ylli ka lansuar një linjë aksesorësh për banjë si pjesë e markës së saj Skkn by Kim.

Por mbajtja e koshit tuaj të ri të mbeturinave të projektuar nga Kardashian do të jetë një stërvitje – sepse ai, së bashku me gjithçka tjetër në koleksionin minimalist, është bërë nga betoni i pastër.

Gama përfshin pesë copa, të gjitha të disponueshme për blerje duke filluar nga 16 tetori: koshi i sipërpërmendur i plehrave (131 euro), një tabaka koshi (66 euro), një kuti faculetash (90 euro), një kuti (66 euro) dhe një enë e rrumbullakët (70 euro).

Palët e interesuara mund të marrin gjithashtu një paketë me pesë artikujt për 360 euro.

Plus, pastrimi do të jetë i vështirë. Faqja e internetit e markës sugjeron përdorimin e një lecke të lagur dhe detergjent të butë, por kujdes ndaj peshqirëve me leckë ose mikrofibër, pasi tekstura e betonit do t’i shkatërroj ato.

Të ngjashme