ShowBiz
Kim Kardashian është zyrtarisht ambasadore e markës Balenciaga
Demokracia
09:41 | 23 Janar 2024

Share:

Balenciaga ka shpallur Kim Kardashian si ambasadoren zyrtare të saj.

Mund të  themi se Kim ka qenë mbështetëse e markës “Balenciaga” prej kohësh, duke e veshur markën për pamjen e saj në tapetin e kuq, ku gjithmonë ka bërë dhe zhurmë.

Megjithëse, mes skandalit të fushatës së festave të Balenciagës në 2022, Kardashian zbuloi përmes tregimeve në Instagram se po rivlerësonte marrëdhënien e saj me markën. Por tashmë duket se ata po e rindezin lidhjen e tyre, sepse Balenciaga sapo e shpalli Kardashian si ambasadoren e saj më të re të markës.

Njoftimi erdhi me një imazh portret, të shkrepur nga fotografi Platon , ku Kim pozon me një bluzë të thjeshtë të zezë me mëngë të gjata.

Gjithashtu kujtojmë që më parë Kanye West, ish-bashkëshorti i Kim, ka qenë amabsador i Balenciaga, por partneriteti i tyre u prish pas tre vitesh bashkëpunim.

Të ngjashme