Kim Kardashian dhe Pete Davidson bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq si çift në premierën e serialit të ri të familjes, me titull “The Kardashians” në Hulu.

Dyshja filluan lidhjen e tyre në tetor 2021, ku u njoftuan kur Kim ishte e ftuar në një nga emisionet e “Saturday Night Live”, në të cilin Pete është prezantues.

Pete, 28 vjeç, u pa duke biseduar me dikë në tapetin e kuq, ndërsa blicat e kamerës shkrepnin vazhdimisht fotografi mbi çiftin, shkruan The Sun.

Ai ishte veshur tërësisht në të zeza, me një kostum elegant i cili i jepte një pamje mjaft tërheqëse.

Ndërkohë Kim, 41 vjeçe, i bëri të gjithë për vete pasi ishte veshur me një fustan të ngushtë që theksonte mjaft mirë linjat e saj trupore.

Për aksesorë ajo kishte zgjedhur një qafore dhe byzylyk me ngjyrë të ngjashme si të fustanit.

Flokët e saj të gjata të errëta ishin kapur në stilin topuz, me disa fije të varura përpara.

Në një moment, Kim fryu buzët e saj para kamerave ndërsa po zbriste në tapetin e kuq.

Kjo paraqitje shënoi herën e parë që Kim dhe Pete u shfaqën si çift në një tapet të kuq.

Pasi shkrepën një seri fotografish solo, Kim dhe Pete u ribashkuan dhe u mbajtën për dore për disa fotografi në çift.

Së bashku ata u nisën në eventin ku prisnin anëtarët e tjerë të familjes së famshme, bashkëshortët dhe familja e tyre. /Telegrafi/