Lajme
Kim i Koresë së Veriut premton mbështetje të plotë për Rusinë
Demokracia
14:12 | 13 Shtator 2023

Share:

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë mbështetjen e tij më të fortë për luftën e Moskës kundër Ukrainës që nga fillimi i samitit të tij në Rusi, duke i thënë Vladimir Putinit se “Rusia do të dalë fitimtare në luftën për të ndëshkuar forcat e liga”.

Kim tha se është “i sigurt se populli rus dhe ushtria e tij do të dalin fitimtarë në luftën për të ndëshkuar forcat e liga që me ambiciozitet ndjekin hegjemoninë dhe ekspansionin”.

Ai nuk përmendi emrin e Ukrainës, por iu referua “operacionit ushtarak” të Rusisë, fraza eufemiste që përdor Moska për të përshkruar pushtimin e saj të paligjshëm të Ukrainës, raporton CNN

Kim tha se “ushtria ruse dhe populli i saj do të trashëgojnë traditën e shkëlqyer të fitores” dhe do të demonstrojnë reputacionin e tyre në vijën e parë të “operacionit ushtarak”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut shtoi se ai dhe Putin patën një “diskutim të thellë” me Putinin mbi “peizazhin politik dhe ushtarak të Gadishullit Korean dhe Evropës”.

Kim u zotua të krijojë “një epokë të re miqësie 100-vjeçare” midis dy vendeve dhe propozoi një dolli për “fitoren e re të Rusisë së madhe” dhe shëndetin e Putinit, transmeton Klankosova.

Vendet perëndimore kanë paralajmëruar se Putini do të kërkojë një marrëveshje armësh me Kim për të forcuar luftën e tij, e cila është shtrirë për 18 muaj dhe e ka lënë ushtrinë e Moskës me mungesë furnizimesh dhe fuqi punëtore.

Mbështetja e plotë e Kim për luftën në darkë vetëm sa do t’i forcojë këto frikë. Koreja e Veriut, e cila është përballur me vite të tëra me sanksione ndërkombëtare për programin e saj të armëve bërthamore, ndërkohë i mungon gjithçka, nga paratë dhe ushqimet deri tek teknologjia raketore.

Të ngjashme