Lajme
Kidnapimi i policëve, Haradinaj: Ndërhyrje e drejtpërdrejtë në shtetin e Kosovës
Demokracia
21:49 | 16 Qershor 2023

Share:

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur në lidhje me rrëmbimin e tre policëve dje në veri të vendit, duke thënë se kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në shtetin e Kosovës.

Haradinaj duke komentuar zhvillimet e fundit tha se është e qartë se pa NATO-n, Kosova nuk mund ta kontrollojë veriun.

Ai theksoi se rrembimi i policëve është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në shtetin e Kosovës

“Rasti në fjalë, pra kidnapimi i policëve është një ndërhyrje e drejperdrejtë në shtetin e Kosovës. Eshtë e qartë se pa NATO-n në Kosovë është e pamundur ta kontrollojmë pjesën e veriut edhe aq më tepër kur në këto rrethana, forcat e vendit të gjitha janë njësi të cilat janë dërgu atje, nuk janë policë vendorë, nuk janë policë lokalë të cilët kanë qenë të uniformuar por janë njësi të cilat psh kanë patrullu në Pejë në Deçan të cilat pastaj i kanë dërgu në pjesën veriore. Nuk kanë qenë të pajisur mirë, nuk kanë qenë të trajtuar mirë, nuk kanë qenë me logjistikë të mirë. Është duke u mundu me dëshmu njëfarë kapaciteti operacional a në fakt kapacitetet janë shumë modeste’

Haradinaj pati kritika edhe sa i përket neglizhencës që është treguar në vijën kufitare në këte kohë të tensionuar.

Ai tha se kufijtë e Kosovës janë të pambrojtur prej sigurisë vendore dhe se ata janë të garantuar vetëm nga NATO.

“Ti i ke dergu tre oficerë policorë të pajisur me kallashnikov me GPS që njëherë punon herë nuk punon dhe në anën e kundërt përballë tyre i ke forca të shtuara të panumërta të mbrojtjes dhe sigurisë serbe. Është një neglizhencë që vetëm këta e kanë bërë dhe janë sjellur sikur asgjë nuk po ndodh . Të jemi të qartë, ne kufirin me Serbinë e kemi me dhjetra kilometra, nuk mundesh me pretendu sot që po qe se nuk është faktori NATO në Kosovë, kjo zonë kufitare është aspak e kontrolluar ose nuk është e kontrolluar fare. Psh sot kam kontaktu me shumë miq që i kemi në Kamenicë, në pjesën e Karaçevës ku është kufiri me Serbinë, as patrullë policore të Kosovës nuk ka e mos të flasim në pjesën e epërme të Kamenicës. Nëse i shihni sa numër të forcave të rendit i kemi në kufi është shqetësuese edhe me ba gjumin natën. Pra kufijtë tanë janë të pambrojtur prej elementit të sigurisë vendore, ne i kemi kufijtë e garantuar prej NATO-s jo prej Policisë, Policia jonë më shumë ka patrullu me e ndal ndonjë kontrabandë prej Serbisë në Kosovë sesa që e ka mbrojt Kosovën prej elementit të mbrojtjes së Serbisë. Për këtë arsye ne i kemi bërë thirrje edhe kryeministrit që të mendojë më seriozisht sa i përket sigurisë, bashkëpuno me aleatët tanë edhe t’i kthehemi edhe njëherë situatës në tavolinë. Zoti Kurti nuk është prishur vetëm me ‘dynja’, Kurti nuk ka asnjë kontakt me partitë opozitare , me përgjegjësit e institucioneve të Kosovës, nuk ka informuar Kuvendin, as mekanizmat e mbrojtjes as të sigurisë” tha Haradinaj për “Gazeta Blic”

 

Të ngjashme