Lajme
Kica-Xhelili për rastin Dehari: Ku janë mostrat? Ku janë incizimet? Asnjë sekond më tepër të mos i falet Qeverisë
Demokracia
11:55 | 16 Shkurt 2023

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka pyetur Qeverinë se kush duhet të japë përgjegjësi për rastin e zhdukjes së mostrave të aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Kica-Xhelili nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se as Qeverisë e as Ministrisë së Drejtësisë nuk duhet t’i falet asnjë sekond më tepër rastin Dehari, shkruan Demokracia.com.

“Qeverisë e sidomos Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t’i falet ASNJË sekond më tepër për çdo ditë që kalon pa këtë të VËRTETË! Njësoj vlen për Institutin e Mjekësisë Ligjore e Prokurorinë. KU janë mostrat? KU janë inçizimet? KUSH e ka ndërmend të jap përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik?”, ka deklaruar ajo.

‘“Demokracitë nuk vdesin gjithmonë në errësirë. Ato vdesin me dritat e ndezura, nga njerëz të zgjedhur me mjete demokratike.” – thuhet në librin “Si vdesin demokracitë”, nga dy shkencëtarë politik të Universitetit të Harvardit”.

“Kjo mungesë e transparencës; kjo gjuhë përçarëse e kjo mungesë absolute e dhënies së llogarisë po na lëndon demokracinë, hapur e me të gjitha dritat ndezur”, përfundon postimi i saj. /Demokracia.com/

Të ngjashme