Lajme
Kica-Xhelili për Ministrin Murati: Propagandues patologjik
Demokracia
20:04 | 06 Nëntor 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas deklaratës së ministrit Murati, i cili ka thënë se për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes ndërkombëtare nga opozita, është bllokuar projekti që ka të bëjë me financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin.

Kica përmes një postimi në Facebook e ka quajtur propagandues patologjik, Ministrin Murati.

Tutje deputetja e LDK-së thotë se “nuk e di saktë ku fillon e kulmon domosdoshmëria e njeriut të propagandojë tërë kohën, por ky duhet të jetë kulmi”.

“Ministri Hekuran Murati po kërkon që LDK, e cila ka votuar PËR marrëveshje ndërkombëtare, t’i bind partitë TJERA opozitare të votojnë. Ministri i takon një partie politike që në nivel lokal ka koalicione PIKËRISHT me ata që nuk ja votojnë marrëveshjet, por disi, ‘harron’ kur nuk i konvenon. Kjo nuk është politikë. Të jetosh obsesivisht në trillim ka tjetër dimension patologjik”, ka thënë ajo.

Ministri Murati ka theksuar se nëse është dikush që po bllokon projektet madhore, sipas tij janë pikërisht partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë.

Postimi i plotë i saj:

PROPAGANDUES PATOLOGJIK

Ministri Hekuran Murati po kërkon që LDK, e cila ka votuar PËR marrëveshje ndërkombëtare, t’i bind partitë TJERA opozitare të votojnë.

Ministri i takon një partie politike që në nivel lokal ka koalicione PIKËRISHT me ata që nuk ja votojnë marrëveshjet, por disi, ‘harron’ kur nuk i konvenon.

Nuk e di saktë ku fillon e kulmon domosdoshmëria e njeriut të propagandojë tërë kohën, por KY duhet të jetë kulmi.

Kjo nuk është politikë. Të jetosh obsesivisht në trillim ka tjetër dimension patologjik.

Të ngjashme