Lajme
Kica-Xhelili: Deputetët e VV-së nuk erdhën, Komisioni hetimor për rezervat shtetërore nuk u konstituua
Demokracia
11:05 | 04 Tetor 2023

Share:

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë shkuar në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore.

Ajo në Facebook ka thënë se për shkak të mosardhjes së deputetëve të VV-së, Komisioni nuk është konstituar.

Më tej, ajo i ka dhënë edhe një mundësi deputetëve të VV-së që në ora 15:00 mund të shkojnë në Komision, teksa i ka paralajmëruar se nuk do të heqëin dorë.

“Isha në Komision Hetimor në Kuvend për Rezervat Shtetërore (SKANDALI i vajit, miellit etj). Deputetët e VV nuk erdhën. Komisioni nuk u konstituua. Mundësinë e radhës e kanë në orën 15:00, sepse ne nuk heqim dorë!” – ka shkruar ajo.

Kujtojmë se ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor për Rezervat Shtetërore.

Ky Komision u formua pas publikimit të skandaleve nga gazeta Nacionale për aferën e vajit dhe grurit./Nacionale

Të ngjashme