ShowBiz
Kiara tregon detajet (dhe sikletet) e shtatzënisë
Demokracia
11:39 | 06 Prill 2024

Share:

Kiara Tito, e ftuar në “Cherry on Top”, ka rrëfyer disa detaje të shtatzënisë së saj dhe pritjes së ëmbël të bebushes që së shpejti do të vijë në jetë. Fillmisht, Kiara tregoi se bebushes do t’i nisë emri me shkronjën “L”, për shkak se edhe Luizi, edhe i ati i tij, kanë pasur si nistore të emrave shkronjën L.

“E kemi menduar. E kemi zgjedhur pas shumë muajsh kërkimet. Nuk mund ta them të gjithë emrin, por do të them shkronjën e parë: Fillon me L”, tha Kiara.

Kiara tregoi se preferon emra jo shumë të gjatë, mundësisht me tre shkronja dhe se një ndër propozimet ishte emri “Liv”, të cilin Luizi nuk e ka pëlqyer, pasi dëshiron një emër më potent.

Moderatorja tregoi se “bebi s’i ka lënë gjë Luizit”. “Tek ekoja 3D, duket sikur vajza s’i ka lënë gjë Luizit, ka tiparet e tij”, tha ajo, si dhe rrëfeu se sapo bebushja dëgjon zërin dhe këngët e të atit, nis të lëvizë brenda barkut të mamit.

Ajo tregoi edhe se ka shtuar rreth 25 kg, të cilat i ka marrë pas muajit të shtatë, sigurisht, edhe se ka probleme me gjumin. “Mezi prej të shtrihem një herë përmbys e të fle rehat”, tha Kiara, duke shtuar edhe se tani për Luizin s’ka vend për të fjetur në krevat, për shkak se gërhet dhe nuk do ta bezdisë, por edhe se Kiara ka marrë një jastëk gjigant dhe ndonjëherë e gjen Luizin duke rënë nga krevati.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli konfirmuan se janë në pritje të një bebeje në nëntor të vitit të kaluar, përmes këngës “Frymë”, në videoklipin e së cilës çifti ndau momentin kur Luizi mori vesh se e shoqja ishte shtatzënë, festën e zbulimit të gjinisë, si dhe lot e të qeshura.

Ajo foli edhe në një intervistë në “Ftesë në 5” për momentin kur i tregoi Luizit se ishte në pritje të ëmbël: “[Kur zbulon që je shtatzënë], në ato momente as nuk arrin dot të mendosh të bësh surpriza. Megjithatë, bëra një kuti të vogël, kutia që kam nxjerrë te videoja [e këngës] dhe kur erdhi në shtëpi ia tregova. Ai në fillim ngeli, nuk e priste fare edhe bënte atë batutën e testit të Covidit. Më thoshte ‘je pozitive me çfarë?’”, tha moderatorja.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024