ShowBiz
Kiara Tito shkëlqen në imazhet e reja teksa ekspozon barkun e rrumbullakosur
Demokracia
16:19 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Moderatorja e njohur, Kiara Tito u bë një emër mjaft i komentuar pas hyrjes së saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Bukuroshja e ekranit në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme krijoi një romancë me fituesin e edicionit, këngëtarin Luiz Ejlli, e me të cilin kurorëzoi dashurinë në natën finale të BBVA.

Marrëdhënia e çiftit lulëzoi edhe jashtë dhe së fundmi ata kanë zbuluar se po bëhen prindër për herë të parë.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Prezantuesja tani nuk po i kursen imazhet dhe postimet e ndryshme që ndërlidhen me shtatzëninë dhe njëjtë ka vepruar edhe së fundi.

Kiara ka postuar disa foto të reja në llogarinë  e saj të Instagramit, teksa ekspozon barkun e rrumbullakosur.

Foto: Kiara Tito/Instagram

E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë kafe, të cilën e koordinoi edhe me makijazh të theksuar dhe aksesor, moderatorja dukej tërë shkëlqimi.

Ndërkohë, nuk munguan edhe komentet e shumta nga ana e fansave të saj.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024