Lajme
KFOR-i ofron pako ushqimore dhe veshmbathje për familjet në nevojë
Demokracia
12:51 | 16 Janar 2024

Share:

Gjatë javës së kaluar Regjimenti i MSU-së, përmes ekipit të tij CIMIC, ka bërë disa donacione të mallrave thelbësore si ushqime dhe veshmbathje për familjet në nevojë të të gjitha etnive në mbarë Kosovën.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Regjimenti i MSU-së në shqip përkthehet si Njësia e Specializuar Shumëkombëshe.

Ndërsa Grupi Shumëkombësh CIMIC është njësi e specializuar CIMIC e NATO-s, e projektuar për bashkëpunimin civilo-ushtarak në nivel taktik dhe operacional.

Të ngjashme