Lajme
KFOR-i do t’i përgjigjet çdo kërcënimi, thotë Ulutas
Demokracia
16:11 | 22 Janar 2024

Share:

Ozkan Ulutas, komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), në një intervistë për platformën turke “Turksam” të hënën, deklaroi se misioni paqeruajtës është gati për çdo sfidë operacionale dhe rrjedhimisht, do t’i përgjigjet çdo kërcënimi në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë këtë edhe në vitin 2024. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe dua t’ju siguroj se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërcënimi. Prioriteti ynë është të mbajmë komunikim të paanshëm, solid, bazuar në besimin e të gjithë aktorëve lokalë në fushën e përgjegjësisë së KFOR-it”, deklaroi Ulutas.

Ulutas theksoi se KFOR-i do të vazhdojë t’i japë mbështetje përpjekjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimore varet posaçërisht nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të konfliktit.

Duke nënvizuar ndër të tjera se misioni paqeruajtës i KFOR-it do të vazhdojë misionin në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, komandati turk theksoi se ndryshimi i numrit të personelit të misionit të KFOR-it është bazuar në kushtet në terren dhe vendimin e Këshillit të NATO-s, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit që kanë dëshmuar se paqja është akoma e brishtë.

Të ngjashme